Zjarri në një karburant në Tiranë, vihet në pranga menaxheri 42-vjeçar

Një 42-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, menaxher në një pikë karburanti në Rrugën Bardhyl.

Ditën e djeshme, në karburantin ku ky shtetas M. S punon, gjatë momentit të shkarkimit të lëndëve djegëse nga depozita e autobotit për në depozitat e tjera, ka ndodhur një shpërthim zjarri, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi M. S., dhe shtetasi M. K., shoferi i autobotit.

42-vjeçari ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi M. K., pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Netanyahu pezullon ministrin që tha se “sulmi bërthamor në Gaza është një opsion”

Story i radhës

Ish këshilltari i Thaçit: Nuk ka asnjë provë apo dëshmitar që provon akuzat

Të fundit nga