Zjarri në nënstacionin “Prishtina 3”, një pjesë e kryeqytetit mund të mbetet pa rrymë deri nesër

April 3, 2024
1 minut lexim

Si pasojë e zjarrit që ka kapluar Nënstacionin elektrik “Prishtina 3”, qytetarët që furnizohen nga kjo pikë kanë mbetur pa energji elektrike deri në sanimin e situatës, e cila mund të zgjasë deri nesër.

Kështu thuhet në njoftimin e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT).

Sipas njoftimit (03.04.2024)  ekipet e KOSTT dhe KEDS janë duke punuar pa ndërprerë në sanimin e avarisë në mënyrë që të rikthehet furnizimi me energji elektrike sa më shpejtë që është e mundur.

KOSTT ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në stabilizim të situatës.

Rreth orës 17:00, KEDS ka njoftuar se ekipet gjatë asaj kohe e kanë pasë të pamundur të intervenojnë, meqenëse aty sipas tyre, kanë qenë institucionet relevante shtetërore duke bërë vlerësimin e gjendjes dhe verifikimet e nevojshme.

Sipas KEDS, Nënstacioni “Prishtina 3”, furnizon kryesisht qendrën e qytetit të Prishtinës. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Objekti nga hapësira godet një shtëpi në Florida

Story i radhës

Julian Deda godet produksionin për zhvillimet e fundit në BBVA

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të
ShkoLartë