Zjarri I djeshëm në Hotel “Bushi” mund të shndërrohej në tragjedi, 19 persona kërkuar ndihmë në Spitalin e Shkupit, gjashtë janë pranuar në toksikologji kurse tre kanë përfunduar në Spitalin “8 Shtatori”.
Shkrumb e hi, kështu duket sot një pjesë e restoranit Bushi ku dje u kaplua nga flakët e zjarrit.
Policët nuk lejonin të hyjmë brenda pasi bëhej inspektimi nga hetuesit për shkaqet e zjarrit.
Stafi i punëtorëve dhe pronari ishin në oborr por nuk deshën të flasin para kamerës.
Zjarri ka filluar në kuzhinë por ende nuk dihet shkaqet se si ka ardhur deri te shpërthimi i zjarit, thonë nga MPB.
“Në kuzhinën e hotelit ka filluar zjarri por ende nuk janë të njohura shkaqet e shpërthimit të zjarrit. Prokurorët po bëjnë ekspertizën e duhur dhe po marrin masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB për tv KlanM
Të lënduarit nga kjo ngjaje janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Menjëherë kemi dërguar makina të Ndihmës së Shpejtë. Për dy orë kemi interevenuar tek 28 persona, 19 në vend të ngjarjes ndërkaq 9 janë dërguar në Qendrat Urgjente në Tokskilogji dhe 8 shtatori”., deklaroi Milica Buballo nga Ndihma e Shpejtë.