zjarri ne hong kong nder vite 8 te arrestuar mes tyre edhe drejtore te kompanive 6929ad037c38a

Zjarri në Hong Kong ndër vite/ 8 të arrestuar, mes tyre edhe drejtorë të kompanive

November 28, 2025
1 minut lexim

Numri i viktimave nga zjarri në një kompleks banesash në Hong Kongut ka arritur 128, ndërsa rreth 200 persona rezultojnë të zhdukur.



Sipas CNN, tetë persona janë arrestuar lidhur me ngjarjen, përfshirë drejtorë kompanish ndërtimi, menaxherë projektesh dhe nënkontraktorë, ndërsa tre të tjerë u arrestuan më parë për neglizhencë të rëndë.

Zjarri përfshiu tetë ndërtesa publike dhe u përhap me shpejtësi, duke bllokuar banorët brenda. Alarmet e zjarrit nuk funksiononin dhe ndërtesat ishin duke u rinovuar, me skela dhe rrjetë mbrojtëse prej bambuje. Polistireni i ndezshëm në dritare përshpejtoi përhapjen e flakëve, ndërsa temperatura brenda ndërtesave arrinte mbi 500°C.

Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende dhe hetimet pritet të zgjasin tre deri në katër javë. Familjet e viktimave do të marrin kompensim nga qeveria, ndërsa autoritetet po bashkëpunojnë me konsullatat për riatdhesimin e punëtorëve të huaj të mbijetuar.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dita e pavaresise zbulohet mesazhi i donald trump per shqiperine 6929abd411e0e
Lajmi i mëparshëm

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë

perjetesohet figura e heroit te pashtrikut ne prizren 6929adf027cc3
Lajmi i radhës

​Përjetësohet figura e heroit të Pashtrikut në Prizren

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë