zjarri ne halkidiki mpj ndiqni me kujdes udhezimet e autoriteteve 6a7e3cb1ab39e

Zjarri në Halkidiki, MPJ: Ndiqni me kujdes udhëzimet e autoriteteve

August 13, 2026
1 minut lexim

Zjarri që sot shpërtheu në Halkidiki shkaktoi evakuimin e turistëve dhe banorëve nga zonat e prekura, ndërsa në mesin e personave që kërkuan informacione dhe ndihmë janë edhe shtetas maqedonas.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informojnë se në përfaqësinë diplomatike-konsullore në Selanik, përmes telefonit, janë drejtuar shtetas maqedonas që ndodhen në zonat e prekura. Qytetarëve u janë përcjellë udhëzimet dhe rekomandimet e lëshuara nga autoritetet kompetente greke.

Megjithatë, deri tani nuk ka informacion zyrtar se sa shtetas maqedonas janë evakuuar nga zonat e përfshira nga zjarri. Nga Ministria thonë se ende nuk kanë marrë të dhëna nga institucionet greke për numrin e qytetarëve maqedonas të evakuuar.

Zjarri goditi veçanërisht zonën turistike Siviri, në Kassandra, ku flakët iu afruan shtëpive dhe objekteve turistike. Për shkak të rrezikut, një pjesë e turistëve dhe banorëve u evakuuan si në rrugë tokësore, ashtu edhe përmes detit.

Sipas informacioneve të Reuters, më shumë se 300 persona u evakuuan me varka nga Siviri. Në operacion morën pjesë Roja Bregdetare greke, varka zjarrfikëse dhe patrulluese, si dhe mjete private lundruese.

Në terren u angazhuan më shumë se 140 zjarrfikës, me nëntë avionë dhe shtatë helikopterë. Erërat e forta e vështirësuan edhe më shumë shuarjen e zjarrit dhe kontribuuan në përhapjen e shpejtë të flakëve. Një zjarrfikës është lënduar.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se përmes përfaqësisë diplomatike-konsullore në Selanik po e ndjekin nga afër zhvillimin e situatës.

Ministria u bën apel shtetasve maqedonas që aktualisht ndodhen në zonat e prekura të Halkidikit që ta ndjekin situatën dhe t’i respektojnë në mënyrë të plotë udhëzimet e autoriteteve lokale.

Për informacione shtesë dhe ndihmë urgjente, Ministria ka publikuar numrat e telefonit të kujdestarisë së Ministrisë dhe numrat e Konsullatës në Selanik: +389 75 268 736, +30 694 526 8068 dhe +389 71 323 001.

Për momentin mbetet e paqartë se sa turistë maqedonas janë prekur drejtpërdrejt nga evakuimet.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarri prane loznanit ne rajonin e manastirit eshte afruar prane shtepive 6a7e3c4f5459e
Lajmi i mëparshëm

Zjarri pranë Loznanit në rajonin e Manastirit është afruar pranë shtëpive

rachel zoe shfaqet teper e dobet ne eventin ne hamptons trupi i saj serish nxit shqetesime 6a7e3d7d284db
Lajmi i radhës

Rachel Zoe shfaqet tepër e dobët në eventin në Hamptons, trupi i saj sërish nxit shqetësime

Të fundit nga

ShkoLartë