Shefi i emergjencave në Elbasan, Ndriçim Sinani ka folur për situatën në fabrikën e “Alb Plastik”, e cila u përfshi nga flakët këtë të mërkurë.
Në një lidhje live me “Edicionin Qendror”, ai ka thënë që për fikjen e zjarrit u angazhuan 14 zjarrfikëse nga disa qytete.
Sipas Sinanit, aktualisht situata është e pastër dhe hetuesit ndodhen në vendngjarje.
“Për rreth dy orë kanë punuar zjarrfikësit për ta fikur zjarrin. Në këtë momente situata është e pastër dhe nuk ka asnjë shtëllung tymi.
Për fikjen e zjarrit janë angazhuar 14 mjete zjarrfikëse nga disa qytete.
Aktualisht nuk ndihet kjo ndotje sepse izolimi i zjarrit u bë menjëherë. Dyshohet shkak për rënien e zjarrit ishte një incident elektrik. Ndërkohë, ekspertët dhe hetuesit po hetojnë për shkakun. Sipas dëshmitarëve, zjarri është përhapur brenda disa minutash përmes arkave”, u shpreh ndër të tjera ai.