zjarri me vdekjeprures ne hong kong nder vite arrestohen edhe 8 persona te tjere mes tyre edhe drejtore te kompanive 6929a8c84b50f

Zjarri më vdekjeprurës në Hong Kong ndër vite/ Arrestohen edhe 8 persona të tjerë, mes tyre edhe drejtorë të kompanive

November 28, 2025
1 minut lexim

Numri i viktimave nga zjarri në një kompleks banesash në Hong Kongut ka arritur 128, ndërsa rreth 200 persona rezultojnë të zhdukur.

Sipas CNN, tetë persona janë arrestuar lidhur me ngjarjen, përfshirë drejtorë kompanish ndërtimi, menaxherë projektesh dhe nënkontraktorë, ndërsa tre të tjerë u arrestuan më parë për neglizhencë të rëndë.

Zjarri përfshiu tetë ndërtesa publike dhe u përhap me shpejtësi, duke bllokuar banorët brenda. Alarmet e zjarrit nuk funksiononin dhe ndërtesat ishin duke u rinovuar, me skela dhe rrjetë mbrojtëse prej bambuje. Polistireni i ndezshëm në dritare përshpejtoi përhapjen e flakëve, ndërsa temperatura brenda ndërtesave arrinte mbi 500°C.

Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende dhe hetimet pritet të zgjasin tre deri në katër javë. Familjet e viktimave do të marrin kompensim nga qeveria, ndërsa autoritetet po bashkëpunojnë me konsullatat për riatdhesimin e punëtorëve të huaj të mbijetuar.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pakoja e re e sky komunikimeve trondit serbine permenden vellezerit vuciq 6929a71380e57
Lajmi i mëparshëm

Pakoja e re e Sky komunikimeve ‘trondit’ Serbinë: Përmenden vëllezërit Vuçiq

dita e pavaresise zbulohet mesazhi i donald trump per shqiperine 6929abd411e0e
Lajmi i radhës

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë