Zjarri i mori pasurinë e vetme që kishte – Salimi mbetet me qira, me nënën dhe djalin me nevoja të posaçme

September 4, 2024
1 minut lexim

E gjetëm duke i pastruar mbetjet e shtëpisë që mbrëmë iu përfshi nga zjarri.

Kjo fatkeqësi i ra mbi kokë Salim Qahilit nga Shipkovica e Tetovës. 

Kjo ishte pasuria e vetëm që e kishte. Bashkë me shtëpinë iu dogj edhe kasollja e tij dhe xhaxhait.

Shtëpitë e tjera u shpëtuan falë ndërhyrjes së bashkëfshatarëve dhe zjarrfikësve të Tetovës.

Në momentin kur ra zjarri, në shtëpi ka qenë nëna dhe vëllai i Salimit.

Ai vetë, tash e pesë vjet jeton në qytet për shkak se një djalë e ka me nevoja të posaçme.

“Ma dha lajmin një shok se më është ndezur shtëpia. Erdha menjëherë sepse kam edhe nënën invalidë, edhe djalin të palëvizshëm. Nëna dhe vëllai kanë qenë brenda, ndërsa vëllai, teksa vjen me traktorin, e sheh që del zjarr nga kasollja. Heq menjëherë nënën, djalin tim, traktorin, por për shkurt kohë u bë shkrumb e hi gjithçka. Vëllai pak është lënduar në syrin e djathtë. Nëna është lënduar pak tek sa e kanë nxjerrë sepse është e palëvizshme. Unë vet ta ndërtoj shtëpinë më nuk mundem”, tha Salim Qahili, pronar i shtëpisë.

Zjarrfikësit tregojnë për vështirësitë që hasën për të ndërhyrë për shkak të rrugëve të ngushta dhe mungesës së hidrantëve.

“Dy kasolle edhe një shtëpi kanë qenë në zjarr. Shpëtuam shtëpitë përreth, sepse është një fshat tejet i dendur dhe me rrugë të ngushta. Është tepër vështirë për të depërtuar me mjetet e zjarrfikësve, andaj kërkoj nga fshatarët e Shipkovicës që të vënë në funksion dy hidrantët që ishin në funksion më herët sepse e pamë mbrëmë që nuk janë funksional, andaj apeloj që ti vënë në funksion sepse është fshat vështirë i depërtueshëm shkaku i rrugëve të ngushta”, tha Avni Ameti, shef i NJTKZ-Tetovë. Zjarrfikësit vazhduan edhe sot me intervenimin e tyre për t’u siguruar se zjarri është shuar tërësisht. 

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ngrihet aktakuzë kundër një të pandehuri për krime të luftës kundër popullsisë civile

Story i radhës

Kontaktonte me faqe eskortash që ofrojnë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës/ Çfarë u gjet në telefonin e autorit, vrau babanë dhe e hodhi në pus

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë