zjarri i madh ne afersi te strumices 67dde9e605b0c

Zjarri i madh në afërsi të Strumicës

March 22, 2025
1 minut lexim

Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të qytetit të Strumicës duke iu afruar zonës së Sofilarit. Të gjithë zjarrfikësit nga Strumica janë mobilizuar dhe po mundohen që zjarrin ta lokalizojnë dhe të mos arrijnë në shtëpi dhe objekte tjera.

Në ndihmë kanë mbërritur edhe zjarrfikëse nga qytete të tjera. Është mobilizuar edhe policia e Strumicës.

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, ka sqaruar se zjarri ka filluar në kashtë, por se era e fortë e ka vështirësuar dhe pamundësuar shuarjen e tij.

Sipas komandantit të Shërbimit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit të Strumicës, Aleksandar Gudev, zjarri ka filluar të përhapet në drejtim të rrugës Strumicë-Radovish, në drejtim të fshatit Vasilevë.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

eliminoni zakonin e te ankuarit per jeten tuaj jini gjithmone mirenjohes 67dde5a902759
Story i mëparshëm

Eliminoni zakonin e të ankuarit për jetën tuaj. Jini gjithmonë mirënjohës!

kryetari i kuvendit afrim gashi dhe deputeti bekim sali mirepriten drejtuesit e fondacionit rumeli 67dde9e605b54
Story i radhës

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe deputeti, Bekim Sali mirëpritën drejtuesit e Fondacionit Rumeli

Të fundit nga

Intensifikohen protestat në Turqi

Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu doli para policisë për t’u marrë në pyetje mbi akuzat e lidhura me terrorin të shtunën, një ditë pas marrjes në pyetje mbi akuzat për
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë