Zjarrfikësit në Francë “po luftojnë me zjarrin përbindësh”

August 11, 2022
1 minut lexim

Më shumë se 1,000 zjarrfikës po luftojnë me një zjarr “përbindësh” në Francën jugperëndimore që ka shkatërruar tashmë rreth 7,000 hektarë pyll, thonë zyrtarët.

Sipas mediave të huaja, zjarri i furishëm pranë qytetit të Bordo ka shkatërruar një numër shtëpish dhe ka detyruar 10,000 banorë të largohen.

“Është si një përbindësh”, ka thënë përfaqësuesi i zjarrfikësve Gregory Allione për Radion RTL të Francës.

Siç thuhet më tej, erërat e forta dhe temperaturat e larta po vështirësojnë operacionin e shuarjes së zjarrit.

Ndërkohë presidenti Emmanuel Macron njoftoi se Austria, Gjermania, Greqia, Polonia dhe Rumania “po vijnë për të ndihmuar” Francën në luftimin e flakëve.

Këtë verë Franca dhe një numër vendesh të tjera evropiane kanë parë një valë zjarresh vdekjeprurëse, të shkaktuara nga temperaturat rekord dhe thatësirat në të gjithë kontinentin.

Si pasojë, më shumë se 1000 vdekje i janë atribuar të nxehtit në Portugali dhe Spanjë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, një paralajmërim i nxehtësisë ekstreme tashmë ka hyrë në fuqi, me temperaturat që parashikohen të arrijnë 37C (99F) në disa zona gjatë katër ditëve të ardhshme.

Vala e të nxehtit me siguri do të ndikojë në shëndetin, transportin dhe kushtet e punës, paralajmërojnë autoritetet. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

RenBridge është përdorur të pastruar 540 milionë dollarë në kriptomonedha

Story i radhës

Pse zgjohemi çdo natë në të njëjtën kohë

Të fundit nga

Si të ndaloni të qenët person toksik?

Të jesh i/e vërtetë me veten për ndjenjat e tua, sado të vështira të jenë i bën mirë raportit me veten tuaj. Njerëzit toksikë i duan dramat. Të bësh thashetheme, t’u tregosh

Asambleisti i PDK-së aderon në partinë e Limajt

Asambleisti i deritashëm i PDK-së në Malishevë, Sadik Vrenezi i është bashkuar NISMA-s Socialdemokrate. Lajmin e ka bërë të ditur, partia e Fatmir Limajt në Malishevë. Postimi i plotë: Asambleisti i PDK’së
ShkoLartë