zjarrfikesit me masa shtese per zjarret e veres ne gjirokaster 6833689ff07de

Zjarrfikësit me masa shtesë për zjarret e verës në Gjirokastër

May 25, 2025
min lexim

Shërbimi për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi në Gjirokastër ka nisur zbatimin e masave për parandalimin dhe ndërhyrjen në kohë në situatat e zjarreve të verës. Specialistët zjarrfikës po zhvillojnë takime sensibilizuese me pjesëmarrjen e pushtetit vendor, blegtorëve dhe komunitetit.

Përgjatë tyre apelohet për parandalimin dhe evitimin në kohë të zjarreve të verës në pyje-kullota dhe mospërsëritjen e situatave të rënda të vitit të kaluar, shkruan Euronews.al.

“Vjet patëm një problematikë në njësinë administrative Cepo por edhe në njësitë e tjera ku zjarret ishin masive dhe u angazhuan përveç forcave zjarrfikëse, forcat vullnetare dhe ushtria që na erdhi në ndihmë, për këtë arsye kemi filluar takimet në të gjitha njësitë administrative për sensibilizimin e të gjithë qytetarëve dhe kryesisht të blegtorëve që për ne janë një shqetësim për shkak se zjarret e vendosura në kullota kryesisht janë të blegtorëve dhe janë zjarre të qëllimshme” ,tha Gramoz Llapi, drejtues i shërbimit zjarrfikës.

Nëpërmjet zbatimit të masave shtesë synohet evitimi i situatave të rënda si ato të verës së vitit të kaluar kur flakët e zjarreve rrezikuan fshatrat dhe jetën e banorëve në zonën e Gjirokastrës.

“Kemi bërë një plan masash ku do të ketë një pjesë të Shërbimit Zjarrfikës që do të merren me kontratat e përkohshme, të cilët do të jenë në terren, do të jenë sinjalizues por do të marrin pjesë edhe në shuarjen e zjarrit do të trajnohen nga ana jonë po kështu kemi edhe shërbimin vullnetar”, tha drejtuesi i shërbimit zjarrfikës

Në bashkëpunim me strukturat ligjzbatuese do të ketë zero tolerancë për zjarret e qëllimshme në pyje-kullota ndërsa autorët e tyre do të përballen me ndëshkime të ashpra ligjore.

“Me Policinë e Shtetit kemi një bashkëpunim shumë të mirë gjë të cilën ja bëmë të qartë edhe sot blegtorëve dhe kryetarëve të fshatrave që në rast zjarri me Policinë e Shtetit kemi një akt marrëveshje që do të na mbështesin në çdo vepër penale që do të ketë për zjarrvënie të qëllimshme”.

Gatishmëria e Shërbimit Zjarrfikës do të shtrihet gjatë gjithë sezonit të verës, për të shmangur situatat e rrezikshme që krijojnë zjarret për jetën dhe pronën e qytetarëve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

siljanovska davkova diplomacia krijuese e mundshme ne vjene per zhbllokimin e integrimit evropian 68336338a3ca0
Story i mëparshëm

Siljanovska Davkova: Diplomacia krijuese e mundshme në Vjenë për zhbllokimin e integrimit evropian

bere gabim qe me solle ketu rexhepit si del inati me vellain cobani sduron me 68337202bc323
Story i radhës

“Bëre gabim që më solle këtu!” Rexhepit s’i del inati me vëllain, Çobani s’duron më…

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë