Zjarrfikësit luftojnë me flakët në një park kombëtar të Çekisë

1 minut lexim

Zjarrfikësit çekë janë përforcuar nga disa njësite gjermane, për të luftuar zjarret pyjore në parkun kombëtar të njohur si Zvicra çeke, të cilat kanë shkatërruar shtëpi dhe kanë detyruar autoritetet të evakuojnë fshatrat në afërsi.

Zjarri është përhapur në gati 30 hektarë në këtë rajon, që gjendet në kufi me Gjermaninë, dhe vizitohet nga shumë turistë.

Për pasojë, tymi ka lëvizur nëpër një pjesë të mirë të Çekisë, përfshirë kryeqytetin, Pragën, kanë thënë zyrtarët.

Zjarrfikësit – të cilët dyshojnë se një vizitor i parkut ka nisur zjarrin, pasi e ka lënë atë pa mbikëqyrje gjatë fundjavës – e kanë pasur situatën nën kontroll derisa intensiteti i erës e ka rritur zjarrin.

Një valë e madhe e të nxehtit javën e kaluar – me temperatura mbi 40 gradë Celsius – ka shkaktuar zjarre pyjore në disa pjesë të jugut të Evropës./REL

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto shenja të Horoskopit nuk duhet t’i zgjidhni kurrë për të kaluar pushimet

Story i radhës

Tuchel i jep lamtumirën Werner

Të fundit nga