Këto imazhe të jashtëzakonshme tregojnë punën e zjarrfikësve për të mbajtur nën kontroll një zjarr të madh në një depo dhe fabrikë nafte, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Forcat ruse goditën ndërtesat në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës gjatë natës, thanë autoritetet lokale.
Guvernatori i rajonit e përshkroi situatën si “alarmante dhe të vështirë” dhe konfirmoi se depoja e naftës me karburant ishte shkatërruar.
Rusia ka goditur si objektiva ushtarake ashtu edhe infrastrukturën civile gjatë pushtimit të saj.