Zjarrfikësit e Kumanovës kanë shuar pesë zjarre në lokacione të ndryshme

1 minut lexim

Njësiti Zjarrfikës i Kumanovës pas rrufesë së mbrëmshme të fuqishme kishte disa intervenime në zjarre në lokacione të ndryshme të qytetit, njoftuan sot nga njësiti territorial zjarrfikës i Kumanovës.

Kompetentët supozojnë se rrufeja i ka shkaktuar dy zjarret të cilët shpërthyen pas orës 20:15 në rrethin e “Shtëpisë së gjuetarëve” në barrë të thatë të djegur dhe pisha dhe zjarri në barë të thatë të lartë në afërsi të varrezave të qytetit te “Stojan Arsov” të cilët ndodhën mbrëmë pas orës 20.

Në këto zjarre kanë intervenuar nga pesë zjarrfikës, me nga një automjet zjarrfikës.

“Supozohet se të dy zjarret janë shkaktuar nga rrufeja”, bëjnë të ditur nga QRMK Kumanovë.

“Të gjitha zjarret janë shuar me kohë”, deklaroi komandanti i ndërrimit, Sasho Ilievski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Stoletenberg: Dyert e NATO-së janë të hapura

Story i radhës

Dafina Zeqiri reagon pas kritikave për varësen në formë kryqi: Çfarëdo që vë në qafë, e bëj për qejf

Të fundit nga