Zjarrfikësit e Kosovës në kushte të mjerueshme

min lexim

Numri i vogël i punonjësve, mos kompensimi për ndërrimet e natës, orët jashtë orarit, mos kompensimi i rrezikshmërisë gjatë orarit të punës vazhdojnë të jenë disa nga problemet me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit në Kosovë. Nga Sindikata e Zjarrfikësve thonë se me pagën prej 120 euro nuk mund të mbulojnë as shpenzimet personale.

Kryetari i kësaj sindikate, Muharrem Beka shprehet se gjendja në të cilën është shërbimi i zjarrfikësve nuk i konvenon as shtetit.

Ai thekson se edhe numri i vogël i zjarrfikësve në nivel vendi dhe kushtet e mjerueshme të punës ndikojnë që shërbimi i zjarrfikësve të mos jetë me kapacitet të mjaftueshëm. Derisa thotë se veç Prishtinës i mungojnë 35 zjarrëfikës, Beka alarmon se numri i tyre është duke rënë.

Beka: Gjendje e mjerueshme e zjarrfikësve, nuk i konvenon as shtetit

“Gjendja nuk është duke lëvizur, kemi mbetur në një pozitë mjaft të palakmueshme, gjendja është duke u përkeqësuar… Është duke u zvogëluar numri i zjarrfikëseve, është duke u shtuar në moshë d.m.th. nga viti 2024 në përjashtim në tri, katër komuna as konkurse të reja, as punëtorë të rinj nuk kanë pranuar… Ne jemi të befasuar me qëndrimin indiferent të institucioneve karshi shërbimit të zjarrfikësve po edhe problemeve në veçanti të cilat janë grumbulluar, dhe institucionet janë të obliguara t’i zgjidhin… Zjarrfikësit as sot nuk kompensohen për ndërrimet e natës për festat shtetërore dhe fetare, orët jashtë orarit. Siç thash, rasti i mobilizimit në veri ende nuk janë kompensuar… Kjo gjendje nuk i konvenon askujt, as zjarrfikësve, as qytetarëve, as shtetit. Ky shërbim kjo forcë për mbrojtje në shpëtim është e brishtë, është një numër jashtëzakonisht i vogël në nivel vendi”, thotë Beka.

Edhe komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Mitrovicës, Tahir Mikullovci, deklaron për KosovaPress se shqetësimi më i madh për këtë njësi zjarrfikëse është mungesa e personelit. Sipas ligjit, në Mitrovicë do të duhej të ishin edhe 15 zjarrfikës të tjerë pasi numri është i pakët.

Mikullovci: Kemi mungesë të zjarrfikësve

“Është fakt se kemi mungesë të stafit të zjarrfikësve, por i kemi ndaluar pothuajse të gjitha pushimet vjetore në këtë sezon të pjesëtarëve të Njësisë Zjarrfikëse… Numri i zjarrfikësve është 32, dhe ky është problemi më i madh jo vetëm në Mitrovicë, por në krejt Kosovën, sepse në bazë të ligjit për mbrojtjen e zjarrit duhet që në çdo 1 mijë e 500 banorë të ketë një zjarrfikës. Krahasuar me numrin e banorëve në Mitrovicë, kemi afër 15 pjesëtarë të Njësisë Zjarrfikëse më pak. Kështu që kjo është sfida ose problemi më i madh mungesa e stafit të Njësisë Zjarrfikëse’, thotë Mikullovci.

Se shteti nuk po bën asgjë ëpr zjarrfikësit thotë Abdusamed Shkodra nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë.

Shkodra: Zjarrfikësit marrin pagë 120 euro, është e pamjaftueshme

“Zjarrfikësit janë staf i Ministrisë së Punëve të Brendshme, menaxhohen nga AME në koordinim me komunat, këtu do të thotë nuk është bashkëpunimi aq sa duhet. Sa i përket për hapjen e konkursit, nuk është diçka në rregull, këtu është e mirë të bëhet një zgjidhje dhe të pranohen zjarrfikësit e rinj, kërkesa është kamotshme duke e marrë për bazë nevojën për punëtorë të rinjë… Konkursi i fundit ka qenë 2019, ndërsa kërkesat kanë qenë në vazhdimësi… Zjarrfikësit tashmë marrin pagë 120 euro aty diku, nëse konsiderojmë se a është i mjaftueshëm koeficienti aty ku kemi dëshiruar ne”, shprehet Shkodra.

E kryetari i sindikatës thotë se gjendja po përkeqësohet dhe se zjarrfikësit e kanë humbur durimin.

Ai paralajmëron se është alarmi i fundit për Qeverinë dhe institucionet për përmbushjen e kërkesave të tyre.

Beka: Zjarrfikësit të diskriminuar, po kërkojmë përgjigje

“Gjendja që nuk është duke marrë askush me neve jemi mbet në mëshirën e askujt mirëpo zjarrfikësit e kanë humb durimin, i jemi drejtuar Qeverisë. Në rast të lëndimit eventual në vendin e punës në intervenim nëse lëndohet një zjarrfikës gjitha shpenzime t i kryen prej mjeteve vetanake, d.m.th është ngarkesë, ne po presim unë po shpresoj është alarmi i fundit… 09:04 Ne ju kemi kërkuar takim urgjent të diskutojmë për problemet tona, atëherë le të dalin para ndërtesës së Qeverisë dhe lë të tregojnë pse është kjo gjendje. Unë konsideroj se mundësitë për dialog janë shtjerrë, nuk kemi diçka, nuk mundemi me u bind se dikur do të bëhet mirë… Do të kërkojmë zgjidhje të problemeve asgjë nuk po kërkojmë. Momentin që policisë në veri po i kompensohen kanë qenë të angazhuar janë kompensuar, zjarrfikësit po ndihen të diskriminuar, nuk po trajtohen njësoj, nuk është qasja ndaj zjarrfikësve dhe policëve njëjtë, për çfarë arsyeje?”, thekson ai. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestimet për koncesionin e sterilizimit, reagon Bardhi: SPAK të hetojë personat real përgjegjës për këto abuzime

Story i radhës

OEMVP – Propozim Ligji i tatimit të solidaritetit i dëmshëm për ekonominë, deputetët të mos e votojnë të njëjtin

Të fundit nga