zjarret shperthejne ne te gjithe bullgarine juglindore rreth 1 000 hektare toke eshte prekur 64e3cc0dcd5e1

Zjarret shpërthejnë në të gjithë Bullgarinë juglindore, rreth 1 000 hektarë tokë është prekur

August 21, 2023
1 minut lexim

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret e mëdha të egra dhe pyjore në juglindje të Bullgarisë.

“Rreth 1 000 hektarë tokë është prekur, ose afërsisht sa 1 400 fusha futbolli. Nga këto, 600 hektarë janë pyje”, njoftuan mediat bullgare të hënën.

Në komunën e Svilengradit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Përpjekjet për shuarjen e zjarrit në këto zona, të vështira për t’u arritur u penguan nga nxehtësia dhe erërat e forta.

“Nuk ka ende raportime për të plagosur. Dy shtëpi dhe ndërtesa bujqësore u dogjën në dy fshatra”, sipas një raporti të radios shtetërore bullgare.

Në rajonin e Burgasit në veri, një zjarr shkatërroi 20 hektarë pyll.

Instituti i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë i Bullgarisë paralajmëroi se rreziku i zjarrit do të mbetet jashtëzakonisht i lartë gjatë ditëve në vijim. 

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kovacevski fon der lajen mbeshtetje e fuqishme nga be per integrimin evropian mos humbet mundesia e vetme 64e3c62e30b13
Story i mëparshëm

Kovaçevski – Fon der Lajen: Mbështetje e fuqishme nga BE për integrimin evropian, mos humbet mundësia e vetme

arsenali fiton te crystal palace me 100 probleme 64e3d1410a63f
Story i radhës

Arsenali fiton te Crystal Palace me 100 probleme

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë