Zjarret “rrethojnë” Athinën, bllokohen edhe rrugët

July 17, 2023
1 minut lexim

Sipas forcave zjarrfikëse janë 3 zjarre masive që po djegen në zonat e Lutrakit, 50 km nga Athina. Ndërsa dy vatra të tjera po djegen në zonën Kalivia në një distancë 5 km nga aeroporti i Athinës, kurse një vatër tjetër ndodhet në zonën bregdetare në Anavisos.

Autostrada që lidh Athinën me Korinthin u bllokua për 1 orë ndërsa autoritetet thonë se mund ta mbyllin sërish atë.

Autoritet u bënë thirrje drejtuesve të automjeteve të ndryshojnë itenerar ose të anulojnë udhëtimin e tyre derisa të fiket zjarri.

Deri tani raportohen disa banesa të djegura dhe dhjetëra persona të dërguar në spital me probleme në frymëmarrje.

Në zonat që po djegin zjarret kushtet atmosferike janë tepër të vështira për shkak të erës së fortë që fryn dhe temperaturave të larta në ato zona. 

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Me 13 Gusht nis një epokë e re për Izet Mexhitin, TS e ka emrin e partisë

Story i radhës

VIDEO/ Ministri Jeton Shaqiri me lajme të mira për fshatrat shqiptarë të Çashkës

Të fundit nga

ShkoLartë