Zjarret në vend, reagon Balla: Ndëshkim për këtë krim barbar, do t’i ndjek personalisht këto çështje penale

August 24, 2023
1 minut lexim

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vendin. Balla shprehet se me personin e arrestuar mbrëmë në Levan, shkon në 23 numri i arrestuarve për veprën penale të shkatërrimit të pronës përmes zjarrit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla thekson se Policia e Shtetit po vijon punën për dokumentimin e dëmeve të shkaktuara mjedisore, pronës private dhe publike dhe rrezikimit të jetës së banorëve.

Postimi i plotë i ministrit Taulant Balla:

Zjarret në vend, Me personin e arrestuar mbrëmë në Levan, shkon në 23 numri i arrestuarve për veprën penale të shkatërrimit të pronës përmes zjarrit. Policia e Shtetit po vijon punën për dokumentimin e dëmeve të shkaktuara mjedisore, pronës private dhe publike dhe rrezikimit të jetës së banorëve. Do t’i ndjek personalisht të gjitha këto çështje penale në procedurat gjyqësore për ndëshkimin e një krimi barbar si ky, i cili në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dënohet deri 15 vjet burg

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mbipesha e mplak edhe trurin

Story i radhës

​Mbi 8 milionë punëtorë italianë në rrezik nga inteligjenca artificiale

Të fundit nga

ShkoLartë