zjarret ne qarkun e vlores ministri balla vijon puna nga toka dhe ajri per shuarjen e flakeve 64e0a1e8889db

Zjarret në qarkun e Vlorës, ministri Balla: Vijon puna nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve

August 19, 2023
1 minut lexim

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur punën e forcave zjarrëfikëse të bashkive të Qarkut Vlorë dhe repartet e Forcave të Armatosura për vendosjen nën kontroll të vatrave të zjarrit në Porto Palermo.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla shprehet se tashmë situata është drejt normalizimit dhe se po vijon puna për eliminimin e të gjithë vatrave që paraqesin rrezik për rindezje të zjarreve.

“Faleminderit forcave zjarrfikëse të bashkive të Qarkut Vlorë dhe repartet e Forcave të Armatosura për vendosjen nën kontroll të vatrave të zjarrit.

Gjatë natës së mbrëmshme situata në zonën e Porto Palermo u rëndua për shkak të erës së fortë dhe u evakuuan banorët nga banesat dhe bizneset e zonës. Në këtë moment situata është drejt normalizimit dhe po vijon puna për eliminimin e të gjithë vatrave, të cilat paraqesin rrezik për rindezje të zjarreve”, shkruan Balla.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kryediplomatja bullgare do te qendroje per vizite zyrtare ne turkiye javen e ardhshme 64e0a17599930
Story i mëparshëm

Kryediplomatja bullgare do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Türkiye javën e ardhshme

edhe pak dite per te perfituar subvencionim per shtepi 64e0a403306f0
Story i radhës

Edhe pak ditë për të përfituar subvencionim për shtëpi

Të fundit nga

Granit Xhaka përfshihet në Ekipin e Vitit

Granit Xhaka e kaloi një tjetër sezon brilant në nivelin personal. Ndonëse i munguan sukseset ekipore, për dallim nga edicioni i paharrueshëm 2023/24, ylli kosovar megjithatë ishte motori i Bayer Leverkusenin edhe
ShkoLartë