“Zjarret në fund i shuan ushtari…”- Berisha shpërndan deklaratën e Niko Peleshit: Skandaloze!

1 minut lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë.

Peleshi i jep meritat ushtarëve për shuarjen e flakëve, duke thënë se ata nuk zëvendësohen as nga avioni dhe as nga helikopteri.

“Zjarret në fund i shuan ai ushtari që ndonjëherë e përqeshim por që bën punë të pazëvendësueshme as nga avioni dhe as nga helikopteri”, thotë Peleshi.

Berisha e quan këtë një deklaratë skandaloze. “Deklarate skandaloze: Nuk na duhet as avioni as helikopteri per shuarjen e zjarreve sepse kemi ushtarin!

Avionin e kemi ne dispozicion te kryeministrit, kurse helikopterin e kemi per Ministrat, jo per kovat e uijt!”, shkruan Berisha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Inxh. Mr. Sc. Nexhmedin Arifi mbetet veprimtar i madh i çështjes kombëtare dhe i përkushtimit për ndërtimin e institucioneve të shtetit ligjor të RK-së

Story i radhës

Trupat britanike duhet ‘të përgatiten për të luftuar përsëri në Evropë’, paralajmëron shefi i ushtrisë

Të fundit nga