Zjarret në dy deponi në Zhelinë dhe Bogovinë

April 20, 2024
1 minut lexim

Dy vatra zjarri në hapësirë ​​të hapur janë regjistruar në 24 orët e fundit, njofton QMK. Deponitë e egra po digjeshin në hyrje e fshatit Cerovë të Komunës së Zhelinës dhe mbi magazinë “Dardania” afër fshatit Bogovinë.

Ndërhynë policët nga Tetova dhe një rojtar i parkut kombëtar “Mali Sharr”. Sipas informacioneve të fundit, zjarret janë të lokalizuara.

QMK apelon për vigjilencë për shkak të ndryshimeve të paralajmëruara meteorologjike me reshje shiu, erë dhe bore në vendet më të larta.

Të gjitha rastet emergjente raportohen në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën.

Burimi: alsat.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KSHZ: Akreditoi 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale

Story i radhës

Meta shigjeton përsëri bashkëshorten e tij, Monikën: Na duhen gra si Thatcher, jo skemaxhie dhe xheloze…

Të fundit nga

ShkoLartë