Zjarret në Durrës, shoqërohen në polici katër persona të dyshuar

July 28, 2023
1 minut lexim

Falë bashkëpunimit me qytetarët, reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta, strukturat e Policisë së Shtetit në Lushnjë dhe në Manzë të Durrësit kanë identifikuar, lokalizuar dhe shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme, 4 shtetas.

Autorë të dyshuar të tre rasteve të zjarrvënies, mesditën dhe pasditen e sotme (një rast në Golem të Lushnjës, një në lagjen “Hajdaraj” në Lushnjë dhe një në Manzë të Durrësit).

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Reagon edhe Presidentja Osmani pas vendimit për mbyllje të Klanit

Story i radhës

Theret me thikë kryeshefi i policisë së Strugës

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë