Zjarre masive në Francë, ndërsa vazhdon i nxehti dhe thatësira e skajshme

min lexim

Më shumë se 1,000 zjarrfikës vazhduan të enjten përpjekjet për të vënë nën kontroll një zjarr masiv që ka djegur një zonë të madhe pyjore me pisha në Francën jugperëndimore, në një rajon që ishte dëmtuar nga flakët edhe muajin e kaluar.

Autoritetet lokale thanë se një sipërfaqe prej më shumë se 68 kilometrash katrorë është djegur që nga e marta në rajonet Gironde dhe Landes, ndërsa Franca ashtu si edhe vende të tjera evropiane, po përjeton një verë me nxehtësi dhe thatësirë të skajshme.

Temperaturat në këtë rajon pritej të arrinin 40 C të enjten.

10, 000 persona u evakuuan dhe 16 shtëpi u shkatërruan për shkak të zjarrit.

Dhjetëra kamionë që prisnin të hynin nga Spanja në Francë, u kthyen mbrapsht për shkak të mbylljes së një pike kufitare nga zjarri.

Edhe një autostradë kryesore pranë qytetit Bordo u mbyll.

Presidenti francez Emmanuel Macron shkruante në Twitter se disa vende evropiane kanë ofruar ndihmë për të luftuar zjarret, përfshirë Gjermaninë, Greqinë, Poloninë, Rumaninë dhe Austrinë.

Franca po përjeton këtë javë valën e katërt të të nxehtit këtë vit, ndërsa vendi përballet me thatësirën më të keqe në histori, sipas autoriteteve.

Zjarret kanë shpërthyer në gjithë Evropën këtë verë ndërsa valë të njëpasnjëshme të nxehti godasin kontinentin, shkaktojnë temperatura rekord dhe risjellin vëmendjen tek rreziqet e ndryshimeve klimatike për industrinë dhe mënyrën e të jetuarit.

Story i mëparshëm

Deri të dielën në Maqedoni do të mbaj mot me shi dhe vranësira, nga java e ardhshme pritet stabilizim

Story i radhës

MPJ e Maqedonisë thotë se s’kanë informacione/ Rusia pohon se 79 mercenarë nga Maqedonia luftojnë në Ukrainë

Të fundit nga