​Zjarre alarmante në bregdetin jugor të Atlantikut

1 minut lexim

Dy zjarre të mëdha pyjore në bregun jugor francez të oqeanit Atlantik vazhduan të përhapen deri në orët e para të ditës së sotme, njoftuan autoritetet lokale.

Shërbimet e urgjencës evakuuan tre komunitete pranë Landiras, në jug të Bordosë.

Sipas prefekturës së Gironde, 480 persona u evakuuan në siguri të plotë.

Më shumë se 7 000 hektarë tokë janë shkatërruar tani nga flakët në atë zonë dhe në Teste-de-Buch përgjatë bregdetit.

Tre shtëpi dhe dy restorante janë shkatërruar sipas prefekturës, me situatën ende të pafavorshme.

Në luginën e Rhone, më në lindje, brigada e zjarrfikësve vuri nën kontroll një zjarr edhe pse qasja në zonë ishte e vështirë.

Zjarrfikësit kanë vazhduar punën edhe sot.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dojna Mema dhe Vlashent Sata tregojnë 2 emrat e veçantë që mund t’i vendosin djalit të tyre

Story i radhës

Eksperti i punësimit: Njerëzit duan punë në shtet, këtu ka paga më të larta se në Gjermani

Të fundit nga