Një zjarr në ambient të hapur ka shpërthyer pranë fshatit Rashtak, në kufirin mes territoreve të komunave Gazi Babë dhe Butel.
Flakët kanë përfshirë barishte të larta e të thata dhe pyll me trungje të ulëta.
Ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit janë njoftuar dhe janë nisur në terren për ndërhyrje.
Burimi: lajmpress.org


