maqedonci dhe homologu kroat riafirmojne thellimin e bashkepunimit ne mbrojtje 6abfd273bb496

Maqedonci dhe homologu kroat riafirmojnë thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje

October 2, 2026
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të industrisë së mbrojtjes “EU 4 Defence Readiness – Road Map to Future”, në Zarë të Kroacisë, ku ka diskutuar për sigurinë evropiane dhe zhvillimet e reja gjeopolitike.

Në margjinat e konferencës, Maqedonci u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić, me të cilin diskutoi thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

Sipas Maqedoncit, u diskutua edhe zgjerimi i bashkëpunimit trepalësh Kosovë–Shqipëri–Kroaci në industrinë e mbrojtjes, trajnime, shkëmbim informacioni dhe përballje me kërcënimet hibride.

Në panel, Maqedonci tha se ka ngritur shqetësimet për atë që e cilësoi si “qasje hegjemoniste të Serbisë ndaj fqinjëve të saj”, si dhe foli për hapat e Kosovës në ndërtimin e sistemit të saj mbrojtës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarr prane fshatit rashtak digjen barishte dhe pyll i ulet 6abfbbf232340
Lajmi i mëparshëm

Zjarr pranë fshatit Rashtak, digjen barishte dhe pyll i ulët

amf harton projektligj te ri per konglomeratet financiare punohet ne nje linje me direktivat e be se 6abfd2f5c83c0
Lajmi i radhës

AMF harton projektligj të ri për konglomeratet financiare, punohet në një linjë me direktivat e BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë