Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Fier, helikopteri Cougar ndërhyn nga ajri

Menjëherë pas njoftimit nga strukturat e emergjencave civile të bashkisë Fier, për një vatër zjarri në një sipërfaqe me ullishte e shkurre në fshatin Hambar, në njësinë administrative Cakran, është nisur për ndërhyrje nga ajri edhe helikopteri Cougar.

Flakët janë përparur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës po punojnë në terren, për të shmangur çdo rrezik për banesat aty pranë.

Zjarret janë një problem i madh kohëve të fundit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mediat polake “tremben” nga kombëtarja shqiptare

Story i radhës

“Gani Geci urdhëroi lirimin” – Për çfarë rasti Prokuroria e Hagës po i përmend Ilaz Kodrën, Sami Lushtakun e Gectë?

Të fundit nga