Zjarr në një banesë në Tiranë, policia jep detajet nga ngjarja

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në rrugën “Arben Broci në Tiranë.

Policia bën me dije se zjarri është fikur pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse ndërsa për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.01.2023, në rrugën “Arben Broci”, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetases I. Ll.

Zjarri është fikur me ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dëmet nga vërshimet miliona euro, komunat s’kanë para për t’i mbuluar

Story i radhës

Tahiri: Seanca mund të mbahej edhe në mungesë të Konjufcës, këtë s’e deshi VV-ja

Të fundit nga