zjarr ne katin e 8 te te nje pallati ne lagjen pavaresia ne vlore deme te konsiderueshme materiale 6a30e45010092

Zjarr në katin e 8-të të një pallati në lagjen Pavarësia në Vlorë, dëme të konsiderueshme materiale

June 16, 2026
1 minut lexim

Një apartament në katin e 8-të të një pallati në lagjen Pavarësia, pranë ish-Kombinatit, është përfshirë nga flakët rreth orës 01:00 të mëngjesit sotëm në Vlorë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për disa orë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në apartamentet përreth. Operacioni ka qenë i vështirë për shkak të lartësisë së katit ku ra zjarri.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në banesë kanë qenë të konsiderueshme.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet që ekspertët të kryejnë verifikimet përkatëse për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuk do te shkruash me statusa por letra ne burg basha i pergjigjet rames 6a308f7331692
Lajmi i mëparshëm

“Nuk do të shkruash më statusa, por letra në burg” – Basha i përgjigjet Ramës

jd vance trump mund te publikoje para te premtes marreveshjen paraprake per fundin e luftes me iranin 6a30e4b135a22
Lajmi i radhës

JD Vance: Trump mund të publikojë para të premtes marrëveshjen paraprake për fundin e luftës me Iranin

Të fundit nga

ShkoLartë