Në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Gostivar ka rënë zjarr duke rrezikuar kështu fëmijët që janë duke ndjekur mësimin në ndërrimin e pasdites.
Drejtoresha e kësaj shkolle, Shpresa Useini, kuadër i Arben Taravarit nuk ka dhënë ndonjë informacion shtesë për mediat.
Informacioni ka ardhur në redaksinë e portalit Indeks.mk, në të cilin raportohet se zjarri është shkaktuar në afërsi të hapësirës së banjove në të cilën janë djegur dyert.
Zjarrfikësit e qytetit kanë intervenuar, ndërsa ende nuk kemi një raport me informacione zyrtare nga Sektori për Punë të Brendshme.
Lajmi në përditësim…