Dropull- Shqipëria vijon betejën me zjarret, ndërsa situata duket më e vështirë në Dropull.
Deri tani janë djegur 5 ha pyll drurë të rrallë të llojit Prall dhe 10 ha kullota, ndërsa mësohet se vatra e zjarri është duke marrë përmasa edhe më të mëdha. Në vendngjarje janë 40 forca zjarrëfikëse dhe efektivë nga Bashkia e Dropullit.
Shefi i zjarrëfikësve të Dropullit Alqi Kosta, është shprehur, se ka kërkuar ndihmë nga zjarrëfikesit e Libohovës dhe Gjirokastrës.
Ndërkaq kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitër Toli, ka kërkuar me urgjencë nga Emergjencat Civile në Tiranë, helikopter për shuarjen e zjarrit masiv pasi është e pamundur të ndërhyhet nga toka.