Zjarr i madh në një kompleks në Pejë, dyshohet për disa të plagosur

Një banesë në kompleksin ‘Puhovci’ në Pejë është përfshirë nga flakët. Nuk dihen shkaqet ende, ndërsa në vendngjarje janë Zjarrëfikësit, Policia dhe Emergjenca.

Dyshohet se disa persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përhapjes së flakëve.

Sipas gazetarëve të ‘RADIO 1’ që ndodhen në vendngjarje, flakët kanë filluar në një banesë në katin e dytë mirëpo intensiteti i madh ka bërë që ato të përhapen edhe në katin e 3-të.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pioli: Do të ishte gabim nëse fokusohemi totalisht te Mbappe

Story i radhës

Të zhdukurit me forcë, temë e diskutimit mes Haxhiut e Gashit të KNKK-së

Të fundit nga