Zjarr i madh në ishullin Zakynthos të Greqisë, autoritetet greke japin alarmin

1 minut lexim

Një zjarr i madh ka përfshirë ishullin e Zakynthos në Greqi, ku për pasojë flakët janë përhapur në një zonë të banuar.

Autoritetet greke kanë lëshuar alarmin dhe kanë bërë thirrje për evakuimin e banorëve në këtë zonë pasi rrezikohen banesat.

Mediat greke raportojnë se në vendngjarje kanë shkuar 23 zjarrfikës dhe 13 automjete për të shuar zjarrin.

Sakaq banorëve të zonës u është dërguar në celular një mesazh emergjence, që u kërkohet të jenë gati në rast se kërkohet evakuimi i menjëhershëm.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

I riu 20 vjeçar godet për vdekje këmbësorin në autostradën Shkup-Kumanovë

Story i radhës

Zejdi: Të ardhmen europiane të vendit po e rrezikojnë disa deputetë nacionalshovinist maqedonas

Të fundit nga