Anësori i Chelsea, Hakim Ziyech ka aprovuar transferimin e tij te kampioni i Italisë, Milan.
Ziyech nuk duket i lumtur në ‘Stamford Bridge’, pasi sezoni që lamë pas nuk kishte minutat e dëshiruar, andaj largimi i tij pritet të ndodhë këtë merkato.
Disa klube kanë shfaqur interesim për të, në mesin e tyre edhe Milan, që duket se e ka bindur lojtarin.
Sipas Fabrizio Romano, 29 vjeçari ka aprovuar transferimin e tij në ‘San Siro’.
Edhe drejtuesit e Chelsea janë të gatshëm ta largojnë nga ekipi anësorin, andaj kanë mbetur vetëm arritja e marrëveshjes për lojtarin.
Klauzola e largimit për Ziyech është 28 milionë euro, mbetet të shihet nëse drejtuesit e të dy klubeve do të akordohen në lidhje me shumën e transferimit.