Ziyech merr vendimin për të ardhmen e tij

1 minut lexim

Siç raportohet nga “The Guardian”, Hakim Ziyech dëshiron me çdo kusht që të largohet këtë verë nga skuadra e Chelseat.

Besohet se Ziyech ka marrë vendimin e radhës për të ardhmen e tij, dhe dëshiron kalimin nga Chelsea te kampioni italian, por do të duhet të pranojë një ulje page për ta bërë këtë gjë.

Chelsea është i gatshëm të shesë anësorin maroken për vetëm 10 milionë euro, pasi ai nuk është më në planet e trajnerit Thomas Tuchel në “Stamford Bridge”.

Që kur iu bashkua “Bluve” në vitin 2020, 29-vjeçari e ka pasur të vështirë të jetë titullar i rregullt dhe tani kërkon një largim për të fituar më shumë kohë të rregullt.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Geer uron Ahmetin për nisjen e bisedimeve integruese me BE

Story i radhës

​Mel B thotë se gjithmonë do të ketë “faj” si e mbijetuar e abuzimit në familje

Të fundit nga