zinchenko fokusohemi 100 ndaj aston villa 62829596ad235

Zinchenko: Fokusohemi 100% ndaj Aston Villa

May 16, 2022
1 minut lexim

Oleksandr Zinchenko ka folur para ndeshjes kryesore të Manchester City këtë sezon.

Skuadra e Pep Guardiola do të luajë në shtëpi kundër Aston Villa në kuadër të xhiros së fundit të Premier League.

Ata kanë nevojë për fitore (nëse Liverpool fiton të gjitha ndeshjet), në mënyrë që të shpallen kampionë të Premier League.

Zinchenko është optimist dhe beson se me ndihmën e tifozëve, skuadra do t’ia dalë ta mbyllë mirë sezonin.

“Fokus 100% ndaj Aston Villas. Tifozët tanë do të na shtyjnë, të gjithë 90 minutat për 90 të fundit këtë sezon. Ne duam t’ju japim gjithçka atyre. Nuk ka gjëra të lehta në jetë. Çdo gjë është në duart tona, na duhet fokus dhe të tregojmë performancë”, ka thënë Zinchenko,

“Po mendojmë vetëm për paraqitjen tonë. Kemi kohë mjaftueshëm për t’u rikuperuar dhe për të përgatitur veten, kështu që do të përgatitemi sa më mirë të jetë e mundur. Çdo gjë është në duart tona dhe para tifozëve tanë është kënaqësi të luhen këto lloj ndeshjesh”, shtoi ukrainasi.

Zinchenko është kthyer në pikë kyçe të skuadrës në këtë fund të sezonit, kur City po vuan nga mungesa të shumta në fazën defensive

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

autogol i rames per hater te vuciqit e inat te berishes 62829587867b6
Story i mëparshëm

Autogol i Ramës për hatër të Vuçiqit e inat të Berishës

kryemadhi rames behu trim dhe vendose emrin tend ne nje padi ndaj opozites 6282959b30686
Story i radhës

Kryemadhi-Ramës: Bëhu trim dhe vendosë emrin tënd në një padi ndaj opozitës

Të fundit nga

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte

BMW zbulon M2 CS të shumëpritur

BMW më në fund “ka hequr perdet” nga M2 CS e shumëpritur. Kompania tregoi imazhet e para të veturës përpara një zbulimi të plotë që pritet javën e ardhshme. Ndërsa BMW ende
ShkoLartë