Zilja nuk dëgjohet më në këtë shkollë

min lexim

Ty fshati im i bukur tu mbyll një vatër diturie, tu mbyll një vatër krenarie, tu mbyll një derë që u mbrojt me nder!

Fshati Struzhë i vetmi me shqiptarë në mesin e 19-të fshatrave të Luginës së Lumbardhit rezistoi edhe në kohët më të errëta të historisë, ruajti etnitetin, gjuhën, traditat dhe çdo gjë tjetër.

Është e dhimbshme të thuhet, por sot dy dekada pas lirisë së shumëpritur, u zbraz nga banorët, në kërkim të kushteve më të mira jetësore, kryesisht në mërgatë.

Shkolla e fshatit ka vite që po pakësonte numrin, por këtë vit nuk arrin as të jetë e hapur në mungese të nxënësve.

Ky fakt prek familjen tonë, por edhe gjithë struzhjanët dhe më gjerë… sepse mban emrin e dëshmorit të kombit Anif Ali Muji, i cili ishte mësimdhënës dhe më pas drejtor i shkollës deri në flijim.

Për ne si familje është periudha dhe viti më i dhimbshëm që nga paslufta, ky moment.

Ajo shkollë ishte shtëpia e dytë për babin, aty dha gjithë kontributin, përkushtimin dhe çdo gjë që pati për gjuhen shqipe, arsimin, dhe më pas i dha edhe jetën Kosovës.

Uroj që Komuna e Prizrenit, Drejtoria Komunale e Arsimit, e edhe Ministria e Arsimit në RKS, të jenë të informuar mbi historikun e kësaj shkolle dhe situatën momentale, për një vendim me RIEMËRTIM TË NJË SHKOLLE TË RE FUNKSIONALE, me emrin e dëshmorit, dhe kontribut-dhënësit të arsimit Anif Muji.

Ai ishte punëtor i arsimit deri në frymën e fundit, nxënësit ishin motivi i tij për punw, nxënësit ishin shpresa e tij për të ardhmen që ai së bashku me shokë po sakrifikonin ta realizonin.

Andaj, emri i tij zë vend pikërisht në një vatër arsimi, fundja falë sakrificës së tyre, ne sot po flasim e shkruajmë në gjuhë amtare.

Falënderojmë secilin qw nw një mënyrë a tjetër kontribuoi për shkollën sa ishte funksionale.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty babë dhe gjithë shokët tu që u flijuan për Liri.

Image

Busti i dëshmorit Anif Muji

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Rama: Do të mbrojmë çmimin e energjisë për familjet e bizneset e vogla

Story i radhës

Ukraina gjen 40 dronë dhe tre raketa me të cilat Rusia e sulmoi që nga mbrëmja e së dielës

Të fundit nga