Zikaltrit e Interit mendojnë edhe për të ardhmen

August 10, 2024
1 minut lexim

Është një Inter që po punon për të tashmen dhe një tjetër për të ardhmen.

Nga njëra anë goditjet Taremi dhe Zielinski dhe nga ana tjetër 3 blerje që premtojnë se do të shpërthejnë në një të ardhme të afërt. I fundit është fantazisti Tiago Romano, i cili është bashkuar zyrtarisht me zikaltrit pas Aleks Perezit dhe Luka Topaloviç.

Drejtori sportiv Auzilio bashkë me zëvendësin e tij Baçin janë duke siguruar kështu disa nga talentet e të ardhmes duke zbatuar idenë e pronarëve të rinj “Oaktree” për të investuar edhe tek talentet. Dhe nuk ka përfunduar këtu sepse në listë janë 2 të tjerë: Karim Konate dhe Xhovani Leoni, 17-vjeçari i Sampdorias.

Tiago Romano vjen nga skuadra e Panathinaikosit, por fillimisht do t’i bashkohet skuadrës së të rinjve. Është argjentinas i rritur në Greqi dhe luan me kombëtaren U-20 të Argjentinës. Është një lojtar krahu në të majtë, por mund të mbulojë të gjithë zonën pas sulmuesit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Qytetarët në Mitrovicë kërkojnë hapjen e urës së Ibrit

Story i radhës

Nënkryetari Camaj mbi qëndrimin e Malit të Zi për Kosovën: Është shtet i pavarur, nismat e tjera janë të dështuara

Të fundit nga

Vllaznia kthehet me 3 mbrojtës

Me uljen në stol të Edi Martinit te Vllaznia duket se do të ndryshojnë edhe taktikat dhe mënyrat se si do të vendosen shkodranët në fushën e lojës. Gjatë sezoneve të fundit,
sqmken
ShkoLartë