Dilema e fundit për formacionin zikaltër për ndeshjen e sotme me Romën, emri që do të merrte vendin e Brozoviçit, u konfirmua nga vetë trajneri Inzagi ditën e djeshme.
Asllani do t’i bashkohet Barelës e Çalhanoglusë së rikuperuar së fundmi në mesfushë, ndërkohë që Dumfris dhe Dimarko do të plotësojnë korsitë me këtë të fundit, që do i marrë vendin Gosensit.
Asnjë dyshim për Xhekon krah Lautaros në sulm, ashtu si në mbrojtje ku Açerbi titullar do të shoqërohet nga Shkriniar e Bastoni.
Pikëpyetja e madhe ishte ama në kampin verdhekuq. Dibala pas ekzaminimeve të djeshme është konfirmuar i rikuperuar për sfidën e sotme, me probabilitetin më të lartë për ta parë titullar, edhe pse Murinjo pritet ta marrë vetëm sot këtë vendim.
Nga ana tjetër Marash Kumbulla, që po ashtu ka lënë pas dëmtimin dhe është kthyer nën urdhrat e portugezit, do ta nisë nga stoli ndeshjen.