Zikaltërit kanë në letër ndeshje më të lehta…

Inter fitoi dje në mbrëmje ndaj Milanit në derbin e luajtur për një biletë në finalen e Kupës së Italisë. Zikaltërit mposhtën kundërshtarët e tyre të Milanos me rezultatin e konsiderueshëm 3-0.

Dy gola fantastikë të Lautaro Martinez dhe një aksion perfekt i finalizuar nga Gosens në fundin e lojës i dhanë biletën e finales Inzaghit. Simone arriti një finale me Interin, por nuk duhet të harrojë që ka edhe 6-të të tjera për të luajtur.

Gjashtë finalet të çojnë te kupa e Serie A, titulli.

Zikaltërit kanë në letër ndeshje më të lehta në krahasim me rivalët e tyre Milan dhe Napoli. Aktualisht, Milan ndodhet në vendin e parë me 71 pikë, 2 pikë më shumë se Interi që ka edhe një ndeshje mangut. Ndërsa Napoli në vendin e tretë me 67-të pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shaqiri: Shpresoj SASHK-u të ketë vendim në favor të fëmijëve dhe greva të përfundojë

Story i radhës

Historia nuk do t’i harrojë krimet e luftës të kryera në Ukrainë

Të fundit nga