zidane zbulon se po rikthehet ne stol ka dy fjale edhe per lamine yamal 68ecc8c3234d4

​Zidane zbulon se po rikthehet në stol, ka dy fjalë edhe për Lamine Yamal

October 13, 2025
1 minut lexim

Zinedine Zidane ka pranuar se ëndrra e tij mbetet stoli i Kombëtares së Francës, megjithëse ende nuk është e qartë kur mund të ndodhë kjo. Në një intervistë gjatë Festivalit “dello Sport” të organizuar në Trento nga Gazzetta dello Sport, legjenda franceze theksoi se është i gatshëm të rikthehet në stolin e trajnerit pas disa viteve pushim.

“Jam i sigurt se do të kthehem te trajneri dhe ajo që dua është të bëhem trajner i ekipit kombëtar një ditë; do ta shohim. Juventusi? Nuk e di, por është gjithmonë në zemrën time”, u shpreh Zidane, 53 vjeç, i cili shihet si kandidati kryesor për të pasuar Didier Deschamps pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.

Zidane, që nuk ka drejtuar asnjë skuadër që prej largimit nga Real Madridi në vitin 2021, foli edhe për filozofinë e tij të punës. “Për të qenë trajner i mirë, gjëja më e rëndësishme është pasioni për futbollin dhe dëshira për t’u përcjellë lojtarëve atë që ke brenda vetes. Sipas mendimit tim, trajneri luan një rol vendimtar, madje 80% në suksesin e ekipit”, tha ai.

Duke kujtuar vitet me Juventusin, Zidane nuk i kurseu lavdet për bashkëlojtarët dhe trajnerin e tij të atëhershëm. “Del Piero ishte i jashtëzakonshëm, kishte diçka më shumë se të tjerët. Marcello Lippi më dha besim pas një fillimi të vështirë, më tha: ‘Do të kesh një karrierë të shkëlqyer dhe do ta bësh këtu’”, tregoi francezi.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën pranoi gjithashtu se nuk e shijon më futbollin modern si dikur. “Sot shoh më pak ndeshje. Kur shkoj në stadium, dua të shoh lojë sulmuese, driblime, pasime 40 metra… më mungojnë pak këto gjëra,” tha ai me nostalgji.

Në fund, Zidane ndaloi edhe te talenti i ri spanjoll Lamine Yamal, për të cilin kishte vetëm fjalë vlerësimi. “Të shohësh se si e prek topin më emocionon,” përfundoi ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuk i deklaroi ne kufi sekuestrohen mbi 15 mije euro ne morine procedohet 38 vjecari 68ecc8570e3c4
Lajmi i mëparshëm

Nuk i deklaroi në kufi/ Sekuestrohen mbi 15 mijë euro në Morinë, procedohet 38-vjeçari

kimete berisha reagon pas rezultateve zgjedhore pushteti lokal ne kosove funksionon si nje harte mafioze 68ecc8c535830
Lajmi i radhës

Kimete Berisha reagon pas rezultateve zgjedhore: Pushteti lokal në Kosovë funksionon si një hartë mafioze

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë