Zidane largohet nga mundësia e drejtimit të kombëtares franceze

Me përjashtim të surprizave të minutës së fundit, Didier Deschamps do të qëndrojë në krye të Francës edhe për të paktën dy vite të tjera, deri në Euro 2024.

Kështu shkruan “Le Parisien”, sipas të cilit trajneri aktual ka arritur një marrëveshje me presidentin e federatës të enjten e kaluar. E vetmja gjë që mungon për t’u sqaruar është mundësia e futjes një klauzole edhe për dy vite të tjera, pra deri në Botërorin e vitit 2026.

Nënshkrimi ende mungon, por marrëveshja ekziston dhe së shpejti do të zyrtarizohet.

Kështu, ëndrra e Zidane nuk mund të realizohet as këtë herë, ku ish-trajneri i Real Madrid ka si objektivë të drejtojë “gjelat”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Xi bën thirrje për unitet, teksa Kina hyn në “fazën e re” të politikës kundër COVID-it

Story i radhës

Mbushur furgonin me 23 emigrantë drejt Malit të Zi! Si u kap i riu, merrte 500 euro për person për të kaluar kufirin

Të fundit nga