zidane i vendos juventusit nje kusht per te ardhur si trajner 67e2ee147c74d

Zidane i vendos Juventusit një kusht për të ardhur si trajner

March 25, 2025
1 minut lexim

Zidane ka theksuar në të kaluarën se mund të drejtojë disa klube të tjera përveç Real Madridit, duke përfshirë Marseille dhe Juventus, të cilat i konfirmoi, duke refuzuar Manchester United dhe Bayern.

Pak ditë më parë, Juventusi ndërpreu bashkëpunimin me Thiago Motta-n dhe solli Igor Tudorin si zgjidhje të përkohshme deri në fund të sezonit.

Dhe tani Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur se Zidane është një nga kandidatët kryesorë të Juventusit për fillimin e sezonit të ri.

Pas largimit të Thiago Motta-s, bardhezinjtë do të kenë vetëm dy muaj e gjysmë për t’u rikthyer në rrugën e duhur, me kualifikimin në Champions League si synimin kryesor.

Disa media spanjolle po shkruajnë edhe për kushtet e vendosura nga Zidane për të marrë drejtimin e Juventusit dhe përmendet edhe sjellja e dy lojtarëve nga Real Madrid. Aurelien Tchouameni dhe Ferland Mendy janë emrat që kanë nisur të shfaqen në mediat e huaja si kërkesat kryesore të Zidane për të marrë Juventusin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

me ios 18 4 apple sjell nje prej vecorive me te dobishme te ai 67e2ed2502525
Story i mëparshëm

Me iOS 18.4 Apple sjell një prej veçorive më të dobishme të AI

ceo i nvidia robotet humanoide do te perhapen ne mbare boten ne me pak se 5 vjet ja sa do te jete qiraja e tyre 67e2ef04a8a00
Story i radhës

Ceo i Nvidia: Robotët humanoidë do të përhapen në mbarë botën në më pak se 5 vjet, ja sa do të jetë qiraja e tyre

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë