Para seancës për votimin e ministrave të rinj të Shëndetësisë dhe Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, deputeti i BDI-së, Arben Ziberi u shpreh se është i bindur se koalicioni qeverisës ka shumicën në Kuvend.
“Po, gjithsesi se kemi shumicë. BDI do të votojë për ministrat e rinj. E dini, edhe për shkarkimet kishte dilema nëse kemi ose jo, por u vërtetua se kemi, kështu që jeni të sigurt që do të kemi shumicë”, tha mes tjerash Ziberi.
Ndryshe, sot në Kuvend për ministër të Shëndetësisë pritet të votohet Ilir Demiri, ndërsa për ministër në MSHIA pritet të votohet Naim Bajrami. Të dy janë propozime të ASH-së, “krahu” i Ziadin Selës.
Burimi: tv21