ziberi gjykata kushtetuese te mos merret me politike 67fea71ed3cdd

Ziberi: Gjykata kushtetuese të mos merret me politike

April 15, 2025
1 minut lexim

Avokati i Popullit, Naser Ziberi ka drejtuar kritika të ashpra në adresë të Gjykatës Kushtetuese për prolongimin respektivisht ndërprerjen e “Balancuesit” po edhe tentimin e së njëjtës për kontestimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Këto kritika Ziberi i bëri në momentin kur zbuloi raportin vjetor për punën e institucioneve dhe të drejtën e qytetarëve, ku mes tjerash njoftoi se në vitin 2024 ka pasur shkelje të theksuara nga institucionet. Avokati i Popullit njoftoi se ka vepruar sipas 3148 parashtresave, prej të cilave institucioni që Ziberi drejton ka pranuar 2705 parashtresa, ndërsa 443 lëndë janë bartur nga viti i kaluar.

Sipas Avokatit të Popullit, nga momenti i prolongimit të balancuesit, institucionet nuk kanë respektuar parimin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Tha se Qeveria duhet në afat sa më të shpejtë të sjell ligjin e shumë përfolur për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

NASER ZIBERI – AVOKAT I POPULLIT

“Informacionet tona flasin se vec ka më devijime nga ky përcaktim ku nuk respektohet kjo e drejtë dhe prandaj apeloj deri tek Qeveria, deri tek parlamenti që sa më shpejtë të tejkalohet kjo shprastirë juridike të sillet ligji aq i proklamuar për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe me këtë të pamundësohet procesi i deformimit të implemetimit të përcaktimit kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Informacionet vijnë nga gati të gjitha organet shtetërore, duke filluar nga ministritë, drejtoritë etj….

Duke folur për mundësinë që Gjykata Kushtetuese ka për prolongimin e Ligjit për Gjuhët, Ziberi tha…

NASER ZIBERI – AVOKAT I POPULLIT

“Apeli im është që Gjykata Kushtetuese të mos merret me politikë, por të mbrojë Kushtetutën, që dmth Gjykata Kushtetuese duhet të jetë në nivelin e detyrës që ja përcakton vet Kushtetuta”.

Në raportin vjetor të Avokatit të Popullit u veçua edhe shkelja e të drejtave të të burgosurve të cilët sipas Ziberit vuajnë dënimin në kushte mizore. Ziberi veçoi edhe atë se problem dhe ‘luks” për të burgosurit është edhe gjumi dhe mungesa e shtretërve. Ai tha se ankesa qytetarët kishin edhe për faturat e larta të energjisë elektrike dhe gjërave tjera elementare sic është edhe ajri i pastër.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

shenje nuk duhet ti gjykojne te tjeret nga pamja e jashtme 67fea2ea189cc
Story i mëparshëm

Shenje nuk duhet t’i gjykojnë të tjerët nga pamja e jashtme

shkuan ne maqedonine e veriut per te punuar ndertim ne te zeze kapen 13 shqiptare 67fea7262f25d
Story i radhës

Shkuan në Maqedoninë e Veriut për të punuar ndërtim ‘në të zezë’, kapen 13 shqiptarë

Të fundit nga

ChatGPT Search bëhet shumë popullor në Europë

ChatGPT Search, funksionaliteti kërkimor me të dhënat e fundit nga uebi brenda ChatGPT, po rritet me shpejtësi në Europë. Sipas të dhënave që vinë nga vetë OpenAI Ireland Limited, ChatGPT Search kishte
ShkoLartë