Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka takuar sonte qytetarët e Tetovës.
Sela në Facebook shkruan se shqiptarët kryelartë ju bëjnë ballë represioneve dhe janë fitimtarë.
Ai shkruan se nuk dyshon që përsëri do të dalin triumfues.
Postimi në Facebook:
Me tetovarët tanë të dashur, njerëzit e rezistencës, guximit dhe kauzës kombëtare. Me motrat e vëllezërit që në momentet më jetike, ngjashëm si këto që kalojmë sot, kanë ditur të zgjedhin rrugën e duhur dhe kryelartë t’u bëjnë ballë represioneve e të triumfojmë mbi to. Edhe tani, me gjithë këtë elan që pamë sonte s’kam fijen e dyshimit se përsëri do të triumfojmë!
Burimi: TV KLAN