ziadin sela se bashku me arsim dalipin u takuan me shefin e misionit te osbe odihr z matteo mecacci 68ccb1cf6a5fd

Ziadin Sela së bashku me Arsim Dalipin u takuan me shefin e misionit të OSBE-ODIHR, z. Matteo Mecacci

September 19, 2025
1 minut lexim

Shkup, 18 shtator – Ziadin Sela sot së bashku me kandidatin për kryetar komune të Strugës nga AKI, Arsim Dalipi, në zyret e ASH-së në Strugë, u takuan me shefin e misionit të OSBE-ODIHR, z. Matteo Mecacci.

Në këtë takim u bisedua mbi rëndësinë e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit dhe mbarëvajtjen e tyre.

Në lidhje me këtë takim, Sela ka shkruar se zgjedhjet lokale të 19 tetorit janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve, andaj edhe mbarëvajtja e tyre dhe gjithë procesi duhet të shihen si të tilla nga të gjitha palët dhe aktorët e përfshirë.

“Sot në zyrat e Aleancës për Shqiptarët në Strugë, bashkë me kandidatin për Kryetar të Komunës së Strugës, z.Arsim Dalipi dhe kandidaten për Këshillin Komunal të Strugës, zonjën Erzana Spaho, realizuam takim me shefin e misionit të OSBE-ODIHR, z.Matteo Mecacci dhe anëtarët e tjerë të delegacionit, Marie Therese Karlen, Nadia Jurzuc dhe Edin Shabani.

Zgjedhjet lokale të 19 Tetorit janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve, andaj edhe mbarëvajtja e tyre dhe gjithë procesi duhet të shihen si të tilla nga të gjitha palët dhe aktorët e përfshirë.

Me përfaqësuesit e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR biseduam edhe për zhvillimet e tjera politike në vend, me theks të veçantë debllokimin e procesit euro integrues të vendit. E ardhmja europiane është prioritet i ynë dhe mbetet angazhimi primar, bashkë me të drejtat, liritë e qytetarëve dhe vlerat demokratike.”

Burimi: zhurnal.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vlen hap shtabin ne vrapcisht me memet seferin drejt ndryshimit 68ccab3464185
Lajmi i mëparshëm

VLEN hap shtabin në Vrapçisht: Me Memet Seferin drejt ndryshimit!

bashkimi evropian i shqetesuar per fondet nga keqperdorimi i tyre ne te kaluaren ne shqiperi 68ccec196b66b
Lajmi i radhës

Bashkimi Evropian, i shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

Të fundit nga

ESHS: Paga mesatare arrin në 46.159 denarë

Nga Enti Shtetëror i Statistikave, njoftojnë se në muajin shkurt të vitit 2026 paga mesatare mujore neto në Maqedoni të Veriut ishte 46 159 denarë (748.83 Euro). Në muajin shkurt të vitit
ShkoLartë