Ziadin Sela rizgjidhet kryetar i Aleancës për Shqiptarët

March 27, 2022
1 minut lexim

Aleanca për Shqiptarët mbajti sot Kongresin e Dytë në të cilin me 651 vota për nga gjithsej 671 delegatë të pranishëm, Ziadin Sela u zgjodh Kryetar edhe për një mandat katër vjeçar.

Delegatët e Kongresit miratuan edhe Platformën Politike të Aleancës për Shqiptarët 2020-2024, një deklaratë politike, përbërjen e re të Kuvendit të partisë si dhe ndryshime statutare.

Pas zgjedhjes, kryetari Sela felenderoi delegatët për besimin e dhënë dhe ftoi të gjitha strukturat e partisë që bashkërisht të punojnë për t’u bërë forca e parë shqiptare në vend dhe për të arritur qëllimet dhe vizionin e Aleancës për Shqiptarët.

Duke folur për platformën dhe vizionin e partisë, Ziadin Sela tha se Aleanca për Shqiptarët ka për qëllim barazinë e plotë, çkapjen e shtetit, veçanërisht të institucioneve të drejtësisë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe përparimin në proceset integruese.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këshilla për të qëndruar të shëndetshëm në punë

Story i radhës

Aspekte në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit

Të fundit nga

ShkoLartë