Sportistja kombëtare turke Shahika Ercumen ka thyer rekordin e saj botëror gjatë një zhytjeje speciale sot në Mesdhe për të treguar solidaritetin me popullin e Gazës.
Ercumen, mbajtëse e disa rekordeve botërore, arriti një thellësi prej 107 metrash me një frymë të vetme, duke tejkaluar rekordin e saj të mëparshëm prej 106 metrash në kategorinë “peshë e ndryshueshme pa fin”, raporton Anadolu.
Zhytja në Antalia, një nga perlat e Rivierës turke, u përfundua në 3 minuta e 21 sekonda dhe u dedikua për të rritur ndërgjegjësimin dhe dhembshurinë nën sloganin “Le të marrë frymë Gaza, le të kthehet errësira në dritë”.
Pas daljes në sipërfaqe, Ercumen dhe ekipi i saj shpalosën flamujt turk dhe palestinez, së bashku me një pankartë që thoshte “Le të marrë frymë Gaza” dhe gjithashtu një që shënonte 102-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.
Ercumen, e cila më parë kishte dedikuar disa tentativa rekord për kauza të tjera humanitare të vlefshme, tha se donte të përdorte këtë arritje për të tërhequr vëmendjen ndaj vuajtjeve të vazhdueshme në Gaza dhe për të përcjellë një mesazh shprese dhe solidariteti, transmeton KosovaPress.
Burimi: botasot.info


