Zhvillimet në Siri/ Karamuço zbulon detajet: Kafkat e njerëzve janë futur në tregun e drogës

December 10, 2024
1 minut lexim

Profesori dhe eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ishte i ftuar në një emision televiziv, ku komentoi zhvillimet politike në Siri dhe largimin e Bashar al-Assad drejt Rusisë, ku ka përfituar azil politik bashkë me familjen e tij.

Karamuço u shpreh se mijëra njerëz janë zhdukur nga qendrat e burgimit në Siri, ndërsa hodhi deklaratën e fortë se po gjurmohet mundësia që kafkat e njerëzve të jenë futur në tregun e drogës.

Ndërsa në lidhje me zhvillimet politike, ai tha se mund pritet një tjetër luftë civile në Siri.

“U kthye në një diktator më i frikshëm se vetë i atit. Janë zhdukur mijëra qytetarë nga qendrat e burgimit. Ka një studim, ku po gjurmohet mundësia që kafkat e njerëzve janë futur në tregun e drogës. Kjo bëhet pasi nuk janë toksike. Skeleti njerëzor janë futur dhe janë përzier me drogën. Na ka ardhur drogë nga Siria edhe në Shqipëri. Shesin drogë, blejnë armatime. Do ketë prapë përplasje dhe mund të jemi në prag të një tjetër lufte civile”, u shpreh Karamuço.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nga djali i Millosheviqit te diktatorët e rrëzuar: Ku po strehohet Asadi në Moskë?

Story i radhës

Muricit i rrezikohet vendi i startuesit tek Ipswichi

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë